Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton për 1.5 milion të regjistruar si refugjatë nga lufta në Siri.
Shumica e tyre kanë ikur në Jordani, Liban dhe Turqi, por jo të gjithë janë regjistruar, që do të thotë se numri i tërësishëm mund të jetë shumë më i lartë, sipas UNHCR.
Situata në Siri është përkeqësuar në mënyrë dramatike muajve të fundit, shkruan portali informativ “Mesazhi”, bazuar në të dhënat e UNHCR-së.
Kombet e Bashkuara thonë se deri tani në luftën që ka përfshirë vendin janë vrarë përafërsisht 80.000 persona.
Raportohet për 4,25 milion të zhvendosur përbrenda vendit.