1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

UNESCO reagon ndaj veprimeve të regjimit çifut në Kuds (Jerusalem)

Më të lexuarat

Organizata e UNESCO-s në mbledhjen e saj të fundit aprovoi planin për dërgimin e një komiteti hetues në Kuds për të hetuar agresionet e regjimit sionist ndaj objekteve islamike të këtij qyteti.
Komiteti për hetimin e të vërtetës i UNESCO-s gjithashtu në kuadër të këtij plani gjithashtu do të udhëtojë edhe në rajone të tjera të tokave të pushtuara të Palestinës si në qytetin Betlehem dhe Khalil në jug të Bregut Perendimor për të hetuar agresionet e regjimit sionist ndaj xhamive “Belal bin Robah” dhe xhamisë së “Ibrahimit” a.s.

Komiteti në fjalë gjithashtu do të vizitojë edhe shkollat të cilat regjimi sionist i ka shkatërruar gjatë sulmeve të tij në Rripin e Gazës. Vazhdimi i përkushtimit të organizatës UNESCO ndaj çështjes së Palestinës bëhet në kohën kur kjo organizatë për përballet me veprime armiqësore nga ana e Amerikës për shkak se po tregon përkushtim ndaj tokave të pushtuara palestineze. Vlen të theksohet se me ndërprerjen e ndihmës amerikane që mbulonte 22 % të shpenzimeve të kësaj organizate pasi UNESCO anëtarësoi Palestinën në organet e saj, prej vitit 2011 kjo organizatë po përballet me shumë probleme të ndryshme. Amerika e cila ishte e shqetësuar sëbashku me regjimin sionist nga anëtarësimi i Palestinës në këtë organizatë, në atë kohë kishte deklaruar se nëse do të anëtarësohet Palestina në UNESCO, atëherë do t’i pezullojë ndihmat financiare që jep për këtë organizatë. Sidoqoftë qëndrimet e UNESCO-s në favor të çështjes së Kudsit janë marrë në kohen kur gjatë javëve të fundit veprimet ofenduese dhe agresionet e regjimit sionist në rajone të ndryshme të Palestinës duke përfshirë edhe Kudsin e Shenjtë me në qendër xhaminë Aksa, kanë marr dimensione më të gjera, më të rrezikshme si dhe më të komplikuara.

Në këso rrethana, palestinezët dhe opinioni publik kanë kërkuar marrjen e masave serioze dhe të menjëhershme nga Bashkësia Ndërkombëtare për t’u përballur me veprimet destruktive dhe agresive të regjimit sionist në të gjitha rajonet e tokave të pushtuara palestineze e sidomos në Kudsin e Shenjtë i cili gëzon një pozitë të veçantë pranë të gjitha feve hyjnore. Anëtarësimi i Palestinës në UNESCO që është një institucion që vepron në kuadër të OKB-s, vendosja e flamurit të Palestinës pranë selisë së kësaj organizate në Parisë të Francës në shtator të vitit 2011, si dhe vendimi i kësaj organizate për dërgimin e një komiteti hetimor të tokat e pushtuara palestineze; konsiderohet preja veprimeve të UNESCO-s që janë marrë në mbështetje ndaj të drejtave të popullit të Palestinës. Qëndrimet e vazhdueshme të UNESCO-s për dënimin e veprimeve dhe politikave të regjimit sionist në Kudsin e Shenjtë, veprime këto të cilat gjithnjë e më shumë po ngrehin ndjenjat e mbarë opinionit publik botëror kundër regjimit sionist, përmbajnë këtë mesazh për mbarë botën se veprimet dhe politikat regjimit sionist nuk kanë kurrfarë legjitimiteti, prandaj bota duhet të marrë hapa serioze dhe urgjente për ndalimin e krimeve të këtij regjimi kundër popullit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit