-2.1 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Unë nuk kam më durim

Më të lexuarat

“Unë nuk kam më durim për disa gjëra, jo pse jam bërë arrogante, por sepse thjeshtë kam arritur në një pikë të jetës sime kur nuk dua të humb kohë me gjërat që më mërzisin apo më lëndojnë. Nuk kam durim për cinizëm, kritikë të tepruar dhe kërkesa apo urdhëra të çfarëdo natyre. Kam humbur dëshirën për t’ua bërë qefin atyre që nuk më duan, t’i dua ata që s’më duan, dhe t’u buzëqesh atyre që nuk duan të më buzëqeshin.
Unë nuk do të shpenzoj më asnjë minutë për ata që gënjejnë apo duan të manipulojnë. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me pretendimin, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lajkat e lira. Nuk toleroj më diturinë e cunguar apo arrogancën akademike. Nuk i përshtatem as thashethemeve popullore. I urrej konfliktin dhe krahasimet. Besoj në botën e kundërshtive dhe për këtë iu shmangem njerëzve me personalitet rixhid dhe jofleksibil. Në shoqëri nuk më pëlqen tradhtia dhe mungesa e lojalitetit. Nuk më shkon muhabeti me ata që nuk dijnë të japin komplimente apo fjalë kurajuese. Ekzagjerimet më mërzisin dhe kam vështirësi t’i pranoj ata që nuk i duan kafshët. Dhe mbi të gjitha nuk kam durim për këdo që nuk e meriton durimin tim.”
Meryl Streep

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit