0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Unë nuk jam mbikqyrës i fesë, as pasqyra e saj!

Më të lexuarat

Nuk përkufizohet Islami në veprimet e mia, as në sjelljen time, as në dijen a preferencat e mia intelektuale! Nëse ndonjeherë keni kuptuar të kundërtën e saj në fjalët a shkrimet e mia, ju kërkoj shumë ndjesë!

Islami është feja e Zotit, dini i All-llahut, paketa më e sigurtë për udhëzimin e njeriut në jetë, ndërsa unë e ju jemi njerëz dhe, njeriu është i mangët, i gabueshëm!

Për këtë, tek ne në Islam, feja konsiderohet rregullator i jetës, ndërsa besimtari ftohet të jetë shembull i saj, pasqyrim i vërtetësive të saj në moral e sjellje, në mendime e ndjenja, në dituri e përparim dhe përtej tyre, duke u disiplinuar me rregullat e saj, duke respektuar vijëzimet e rrugës së gjatë…

Fakti që të dërguarit e All-llahut ishin njerëz, pasqyron më së miri, se feja ka një rol të pazëvendësueshëm në edukimin dhe disiplinimin e jetës së njeriut, sipas hartës më të saktë të edukimit dhe udhëzimit të saj, që Zoti shpalli për njerëzimin, për të mos e lënë atë në dorë të egos dhe kapaciteteve të ngushta, në përmasat e të cilave, e krijoi!

Por, ndodh që njeriu, për një arsye a një tjetër, të humbasë ekuilibrin, të gabojë, të hutohet, të bëjë gjynah, të bie në batakun e egoizmit, mendjemadhësisë, vetëkënaqësisë e arrogancës. Në këtë rast, assesi nuk duhet marrë për bazë e t’i llogaritet fatura e lëkundjeve të tij, fesë!? Nëse reflekton dhe pendohet, Zoti e faltë dhe e mëshiroftë. Nëse jo, Zoti e shëroftë, se është i sëmurë rëndë! Ndërsa feja, feja mbetet qelibar, e paprekur, e papërlyer!

Feja qëndron mbi njeriun! Njeriu që disiplinohet me fenë dhe dëshmohet si “Kur’an i gjallë”, që lëviz mbi tokë, dëshmon mrekullinë e saj në jetën tonë. Por, as ky lloj njeriu, as ndonjë tjetër, kurrësesi nuk ka, as mund të ketë të drejtë ta konsiderojë veten si mbikqyrës i fesë, i Thirrjes Islame, i institucioneve fetare e përtej tyre! Njeriu është kalimtar, feja jo, nuk vdes as shuhet me njërin a tjetrin, as shuhet me dhunimin, cënimin, shpifjen a trillimin, luftën a përpjekjet kundër saj!

Unë nuk jam mbikqyrës i fesë, as pasqyra e saj! Kjo fé dhe kjo Thirrje qëndrojnë mbi mua dhe përtej meje! Unë fisnikërohem duke i shërbyer me sa të kem mundësi, forcë e jetë!

Ato bëjnë edhe pa mua, njësoj si çdo institucion ku mund të kem punuar, a aktuali ku vazhdoj të shërbej! Kjo është një mesele, që vlen t’ia kujtojmë shpesh vetes, më së paku!

All-llahumme na bëj çelësa të së mirës, drynj të së keqes dhe na mbro nga intrigat e kësaj bote kalimtare dhe bataku i së keqes, injorancës, mediokritetit!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 7 shkurt 2018

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit