-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Unë jam rritur me besimin islam por nuk dua të identifikohem me të” këngëtari distancohet nga feja muslimane

Më të lexuarat

Zyan Malik është një nga artistët që i përkasin besimit islam, më me influencë në botën e showbizit. Ai asnjëherë nuk e ka fshehur faktin që vjen nga një familje me origjinë pakistaneze dhe që i vogël është mësuar të ndjekë traditat e kësaj feje. Madje mamaja e tij është konvertuar në muslimane pasi është martuar me babin e Zyan në mënyrë që fëmijët ti rrisnin me këto tradita.

Megjithatë në një intervistë të fundit për “British Vogue”, këngëtari ka rrëfyer se ai nuk e konsideron më veten e tij si musliman pasi gjithmonë ka besur në Zot në një mënyrë “shpirtërore”, ndryshe nga çdo praktikant i fesë muslimane.

“Nuk besoj se duhet të konsumosh një vakt të caktuar për të cilin je lutur në një mënyrë të caktuar, nuk besoj se duhet të lexosh një lutje në një gjuhë të caktuar 5 herë në ditë. Nuk besoj asnjë gjë nga këto. Thjesht mendoj se nëse je një person i mirë gjëra të mira do të të ndodhin.”-është shprehur ish anëtari i “One Direction”.

Gjithashtu ai thotë se është rritur me besimin islam dhe kultura e saj do jetë gjithmonë pjesë e tij por nuk do që të identifikohet më në të ardhmen nga kjo fe apo kulturë, dëshiron vetëm të gjykohet për atë që është dhe muzikën që krijon.

Fansat e Zyan, të cilët në një numër të madh i përkasin fesë muslimane dhe e kanë parë gjithmonë si përfaqësues të tyre, kanë pasur reagime të ndryshme në lidhje me këtë deklaratë të tij. Disa janë shprehur të surprizuar, madje dhe të zhgënjyer  ndërsa të tjerë kanë qenë më të kuptueshëm megjithatë i kanë komentuar se nuk është e nevojshme të “tallet” me fenë e tyre. /Blitz.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit