2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Unë isha aq i pafuqishëm”, fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën

Më të lexuarat

Futbolli është i mbushur me histori kur lojtarët nuk e kanë shfrytëzuar talentin. Por, një nga ato më të dhimbshmet ishte ajo e Adrianos.

Adriano duke festuar golin në vitet e famshme 2000

Sulmuesi brazilian kishte të gjitha cilësitë për t’u bërë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, por ai i çoi të gjitha dëm.

Në vitin 2001, ai u transferua nga Flamengo te Interi, ku më pas u huazua te Fiorentina dhe Parma për dy vite dhe pastaj u rikthye në Milano për të shkëlqyer.

Perandori‘ aq sa është i njohur për cilësitë, është i njohur edhe për rënien e madhe të formës, edhe pse ishte në kulmin e karrierës.

Zanetti dhe Adriano ishte bashkëlojtar për gjashtë vite

E gjitha kjo shpjegohet nga legjenda e Interit, Javier Zanettit, i cili thotë se disfata më e madhe në karrierën e tij ishte që nuk arriti ta shpëtojë karrierën e Adrianos.

“Ishim duke luajtur një miqësore ndaj Real Madridit dhe ai (Adriano) shënoi një gol mbresëlënës”.

“I thash vetës se ai është Ronaldo i ri. I kishte të gjitha – fuqi, teknikë, driblim, shpejtësi, gjuajtje të fortë dhe goditje të mirë me kokë”.

Adriano duke i qethur flokët në favelat braziliane

“Adri ishte nga favelat (paralagje të varfra në Brazil) dhe kjo më frikësoi shumë. E kam parë rrezikun, sepse është rrezikshme kur bëhesh i pasur nëse më herët nuk ke pasur asgjë. Kisha frikë se ai do futej në telashe”, ka thënë Zanetti.

“Ai një ditë mori një telefonatë nga Brazili: ‘Adri, babai ka vdekur’”.

“E kam parë atë në zhveshtore, e gjuajti telefonin dhe filloi të bërtasë. Nuk mund ta imagjinoja atë mënyrë të bërtiturit. Rrëqethem edhe sot e kësaj dite”.

Pas vdekjes së babait, Adriano kishte edhe probleme me peshën

“Që nga ajo ditë Moratti (presidenti i Interit në atë periudhë) dhe unë jemi kujdesur për atë sikur të ishte vëllai jonë i vogël”.

“Ai vazhdoi të luajë futboll, të shënojë gola dhe t’ia dedikojë ato babait të vet në qiell . Por, pas asaj telefonate asgjë më nuk ishte e njëjtë”.

“Ivan Cordoba shpenzoi një natë me të duke i thënë. ‘Adri, ti je një përzije e Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovicit. A je i vetëdijshëm se mund të bëhesh lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?”.

Festa e një goli të Adrianos

“Ne nuk kishim sukses ta largojmë atë nga depresioni dhe kjo ndoshta është disfata më e madhe në gjithë karrierën time. Ende më dhemb, isha aq i pafuqishëm”, ka shtuar Zanetti.

Këto fjalë më së miri e tregojnë dhe konfirmojnë se sa shumë u shkatërrua Adriano nga vdekja e babait, por është një tjetër tregues se sa ishte i përkushtuar Zanetti për bashkëlojtarët dhe Interin e tij.

Zanetti aktualisht është zëvendëspresident i Interit, por sa ishte lojtar aktiv, ishte një nga kapitenët më mirë ndonjëherë që ka parë bota e futbollit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. /Telegrafi/

Il Capitano

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit