Në ditën e sotme, më 07 shkurt 1965, boksieri amerikan Cassius Clay, shpalli konvertimin e tij në Islam dhe e ndërroi emrin e tij në Muhamed Ali.
Muhamed Aliu ishte sportisti i shekullit sipas “Sports Illustrated”, personaliteti sportiv i shekullit sipas BBC dhe pronari i goditjes më të shpejtë në historinë e njerëzimit.
Ajo që të gjithë e dinë është se Muhamed Aliu ishte një njeri me grusht të fuqishëm, por shumë nuk e dinë se zemra e tij ishte edhe më e fortë se goditja tij.
Ai refuzoi të shkonte në Vietnam për të marrë pjesë në luftën që Amerika kishte nisur atje. Ai tha: “Nuk do të shkoj atje në luftë. Ne muslimanët nuk luftojnë, përveçse në emër të Zotit. Pse duhet të luftoj kundër njerëzve, që nuk i njoh dhe të cilët kurrë nuk më kanë quajtur zezak?”
Atij iu mor titulli dhe u ndalua të merret me boks për tre vjet, pastaj në vitin 1970, përsëri triumfalisht u kthye në ring.
Përmes tij më shumë se një milionë amerikanë e kanë pranuan Islamin. Ai ka dhuruar më shumë se 200 milion $ (dollarë) për shtypjen e Kuranit dhe fletushkave islame.
Pallatin e tij e ka shndërruar në xhami dhe shkollë të Kuranit, si dhe e ka ndërtuar xhaminë më të madhe në Çikago me mjetet e veta.
Në vitin 1990, është pritur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin sovjetik Mihail Gorbaçov, meqë rast atij ia dhuroi një kopje të Kuranit dhe e ftoi që ta pranonte Islamin, në prani të presidentit të atëhershëm të Amerikës, Bushit të vjetër.
Muhamed Aliu në vitin 2002, e fitoi një yll në Shtegun e të falshëmve të Holivudit, por ai refuzoi që emri i tij të shkruhet dhe të gdhendet në trotuar, duke thënë: “Unë e mbaj emrin e pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit (savs), dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që dikush ta shkelë emrin e tij.” Për këtë arsye, vetëm ylli i Muhamed Aliut me emrin e tij është i ndërtuar mbi Shtegun e të famshëmve.
Allahu e mëshiroftë boksierin e madh dhe njeriun e madh Muhamed Aliun dhe e shpërbleftë me xhenet!
Edhem Sherkavi; http://saff.ba//
Përkthim: Miftar Ajdini