1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ultrabook hibrid nga Inteli

Më të lexuarat

Intel në IDF në Pekin prezantoi një koncept interesant të portativit hibrid ultrabook.

Pajisja mund të përdoret si ultrabook klasik, por mekanizmi rrëshqitës mundëson rrotullimin e ekranit horizontalisht mbi tastierë, me çfarë ky portativ merr formatin e tabletit.

Zgjidhje të ngjashme tashmë ka paraqitur Asus, vetëm se në rastin e kësaj nga Intel, ekrani fizikisht është i lidhur me pjesën e mbetur të pajisjes, e shfrytëzuesve u janë në dispozicion edhe tastiera e plotë dhe touchpadi. Dizajni i hollë dhe arritja e Windows 8 me ndërfaqen e adaptuar për ekranet e ndjeshme në prekje do të duhej të bëjnë që përdorimi i portative në formën e tabletëve të jetë edhe më komod.

Koncepti i Intelit është i bazuar mbi procesorin Ivy Bridge, derisa koha e fillimit të shitjes komerciale të pajisjeve të këtilla ende nuk është e ditur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit