0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ultimatum kompanive në Gjilan: Punët sipas kontratës, o ndërprerje!

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka dhënë ultimatum kompanive që kanë kontratë me Komunën për ndërtimin infrastrukturës që t’i kryejnë punët me kohë dhe me kualitet, përndryshe do të ketë ndëshkime dhe shkëputje kontratash.
 
Këto komente kryetari Haziri i ka bërë sot gjatë vizitës në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi”, në Gjilan, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe disa nga drejtorët “Rrugët në Gjilan po ndërtohen në mënyrë kualitative. Kudo që po punohet po bëjmë mbikëqyrje të rreptë. Rruga“Vëllezërit Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi” së shpejti do të ndërtohen me të gjitha elementet përcjellëse dhe u bëjë thirrje kompanive që kanë kontratë me Komunën që t’i kryejnë punët sipas kontratës dhe me kohë, përndryshe do të ketë ndëshkime për të papërgjegjshmit dhe shkëputje kontratash”, ka thënë kryetari Haziri.
 
Kreu i Gjilanit pohoi se synimi i tij dhe ekipit është që projektet e katërshes së madhe të prioriteteve, në të cilën hynë edhe infrastruktura, të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit