10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ukraina nis me tren në Evropë, eksportin e drithërave të para që nga fillimi i luftës

Më të lexuarat

Tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në Evropë me tren pasi portet detare të vendit mbeten të bllokuara për shkak të pushtimit rus.

Siç njofton APK Inform, Ukraina është një prodhues dhe eksportues kryesor botëror i drithërave dhe pothuajse të gjitha eksportet e saj janë transportuar tradicionalisht nga portet e saj të Detit të Zi. Eksportet mujore të drithërave i kalonin 5 milionë tonë para luftës.

Tregtarët dhe zyrtarët e bujqësisë kanë thënë se Ukraina, e cila ende ka vëllime të konsiderueshme të drithit në magazinë, mund të fillojë të eksportojë me tren përmes kufirit të saj perëndimor.

“Grupet e para prej disa mijëra tonësh misër tashmë janë eksportuar përtej kufirit tokësor perëndimor të Ukrainës. Vështirësitë me logjistikën vazhdojnë, oferta ende mbizotëron mbi kërkesën, por çmimet kanë pushuar së rëni”, tha APK Inform në një raport.

Aty thuhet se çmimet e misrit ukrainas për blerësit nga Polonia dhe shtetet baltike ishin 250 deri në 265 dollarë për tonelata dhe 275 dollarë për ton për Sllovakinë.

Autoritetet ukrainase të transportit kanë thënë se deri në 600 mijë tonë drithë në muaj mund të eksportohen me trena nga Ukraina në Evropë.

Agjencia tha javën e kaluar që eksportet e grurit të Ukrainës mund të arrijnë në 44 milionë tonë në sezonin 2021/2022 korrik-qershor. /REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit