4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Norvegjezët nuk janë të kënaqur me dënimin e Breivikut

Më të lexuarat

Gjykata e Norvegjisë vendosi se racisti Anders Behring Breivik, i cili në kryeqytetin Oslo dhe ishullin Utoja vrau 77 persona është i shëndosh mentalisht.

Ai u ndëshkua me 21 vjet burgim.

Ndërkaq ky vendim i gjykatës shkaktoj debate në Norvegji.

Edhe pse disa të shpëtuar nga ishulli Utoja janë të shqetësuar nga ky vendim bëhet e ditur se ky është dënimi më i madh që mund të shqiptohet.

Abdulkadir Doan (Abdülkadir Doğan) babai i vajzës turke Gizem Doan që ishte viktimë e këtij sulmi tha se është i kënaqur nga dënimi që i është shqiptuar Breivikut.

“Sa herë që një mysliman kryen ndonjë krim në perëndim ai cilësohet si terrorist. Në anën tjetër sa herë që njëri prej tyre kryen ndonjë krim ata e quajnë të marrë. Deri më sot pamë një numër të madh të rasteve të kësaj në gjithë botën. Isha i shqetësuar se edhe në rastin e Breivikut mund të jetohet një gjë e ngjashme. Po ta shpallnin të marrë do të ankohesha. Për këtë arsye jam i kënaqur nga ky vendim”, u shpreh babai i të nderjes Gizem.

Ata të cilët thonë se janë të kënaqur nga vendimi janë të mendimit se nuk është e mundur që Breivik pas 21 vitesh të dalë nga burgu dhe se besojnë që do të mbahet në burgim të përjetshëm.

Edhe Kryeministri Jens Stoltenberg, i cili i shmanget vlerësimit të vendimit të gjykatës, ka thënë se shoqëria norvegjeze vëzhgoj me dinjitet procesin e gjykimit të Breivikut ashtu siç i ka hije. Por, një pjesë e shoqërisë norvegjeze është i mendimit se ky dënim nuk është i mjaftueshëm.

Në komentet që bëhen nëpër mediat norvegjeze thuhet se duhet të rriten masat e ndëshkimit për krime të rënda në Norvegji./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit