5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Uji, kripa dhe uthulla e mollës ilaçe alternative kundër alergjisë

Më të lexuarat

Recetat me ilaçe që u jepen pacientëve që vuajnë nga alergjitë e stinës janë të shumta. Sakaq, mjekësia popullore ofron receta me ilaçe alternative për minimizimin dhimbjeve dhe vuajtjes.

Farmacitë përjetojnë një fluks të madh të personave që vuajnë nga alergjia, në kërkim të ilaçeve lehtësuese si Claritin, Zyrtec, pika për hundë dhe sy etj…

Uji i ngrohtë me kripë

Në lashtësi, njerëzit e përdornin ujin e ngrohtë me kripë për pastrimin e sinuseve. E njëjta recetë vlen edhe për alergjinë. Në një enë me ujë të vakët, hidhet kripë dhe pasi të përzihet, i bëhet lavash hundës. Kështu pjesa e brendshme e hundës pastrohet nga faktorët që shkaktojnë alergjinë. Kjo duhet përsëritur të paktën tre herë në ditë.

Uthulla e mollës

Është mirë të përdoret uthulla e mollës me të filluar shenjat e para të alergjisë. Meqë kjo uthull ka erë dhe shije të fortë, mund të tretet në një gotë ujë dhe me të i bëhet lavash hundës për gjysmë ore. Zakonisht, kjo recetë ka efekt të menjëhershëm në ndalimin e alergjisë. Në të kundërt, tretësira është mirë të pihet brenda ditës.

Uji i ftohtë

Për të minimizuar skuqjen e syve dhe irritimin e tyre dhe të hundës, ato duhen larë me ujë të ftohtë çdo një orë. Larja e syve heq pluhurat që janë shkaktarët kryesore të alergjisë dhe uji i ftohë zbeh irritimin e tyre.

(AO)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit