Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë në hadith se uji është i pastër dhe asgjë nuk mund ta ndotë. A ka pasur hulumtime shkencore për këtë pyetje?
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Uji është i pastër dhe asgjë nuk mund ta ndotë.”
(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
Allahu i madhërishëm thotë:
“Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.” (El – Furkan, 48)
“Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.” (El – Hixhr, 22)
Ibn Kethiri, dijetari islam, duke shpjeguar fjalët “ju nuk mund ta ruani atë”, thotë: “Kjo d.m.th. që vetëm Allahu i Plotfuqishëm është Ai i Cili këtë ujë e ruan si burim në tokë. Lavdia i takon Allahut!”
Sot shkencëtarët vërtetojnë se ruajtja e ujit nën tokë sterilizon dhe përpunon të njëjtin ujë i cili bëhet i pijshëm. Allahu i madhërishëm na përkujton këtë begati, a thua do të jemi falënderues? Mëshira e madhe e Allahut të Plotfuqishëm bëri thesare të mëdha nën tokë për të deponuar ujin e pastër. Cilat janë rrethanat e reja në lidhje me këtë?
Shkencëtarët janë përpjekur vite me radhë duke u shërbyer me shumë metoda që ujin nën tokë, të ndotur me mikroorganizma që shkaktojnë shumë sëmundje, ta pastrojnë, dhe kanë zbuluar filterë të ndryshëm për pastrimin e ujit, dhe kanë bërë metoda të ndryshme të purifikimit.
Por, mënyrë më të çuditshme për pastrimin e ujit e ka zbuluar mikrobiologu
dr. Simon Toze, i cili ka gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për filtrimin e ujit – ruajtjen e ujit në shtresa të nëntokës për disa muaj.
Ai thotë se kjo metodë është e mjaftueshme të neutralizojë të gjitha llojet e mikroorganizmave të dëmshme që shkaktojnë shumë sëmundje si: paraliza infantile, barkqitjet dhe llojet e ndryshme të sëmundjeve virale.
Kjo metodë është quajtur “Metoda GEO e pastrimit”, meqë Allahu i madhërishëm ia ka mundësuar tokës që t’i thith të gjitha llojet e baktereve, viruseve, vajrave, yndyrave, ndotjeve dhe papastërtive tjera. Shkencëtarët kanë mbetur të hutuar me këtë teknikë të çuditshme siç thotë dr. Simon: “Ne e dimë se ndotja zhduket, por nuk e dimë si!”
Gjithashtu ai thotë: “Suksesi i kësaj teknike varet nga shumë variabla të situatës, cili lloj i përgatitjes së ujit është dispozicion për ruajtjen e ujit, cilat rrethana dominojnë nën tokë, llojet e mikrobeve në ujin e mbledhur, shkalla nutritive dhe cilët mikrobe me karakteristika filtrative ekzistojnë nën tokë.”
Një shkencëtar ka bërë pyetje: “Ne dimë që uji pastron çdo gjë, por si mund ta pastrojmë vetë ujin nga papastërtitë?”
Pas hulumtimeve të gjata shkencëtarët kanë zbuluar që pluhuri i tokës përmban substanca sterilizuese që neutralizojnë të gjitha llojet e mikroorganizmave.
Në këtë fakt gjejmë që Allahu i Plotfuqishëm ka shfrytëzuar këto substanca që fundërrohen në pluhur, që të jenë mënyrë madhështore dhe pa të holla për pastrimin e ujit.
Allahu i madhërishëm thotë:
“Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.” (El – Xhathije, 13)
Shkencëtarët thonë se pa këto karakteristika të pluhurit, ne nuk do të mund të kishim mundësi të pimë ujin e pastër.
Për këtë Allahu i madhërishëm thotë:
“Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë.” (El – Hixhr, 22)
Fotografia mikroskopike e thërrmijave të pluhurit: Vërehen zbrazëtira (pore) që mundësojnë që pluhuri i tokës ta pranojë ujin.
Gjithashtu Allahu i Plotfuqishëm e ka furnizuar pluhurin me gjëra sterilizuese që vrasin të gjitha bakteret. Kush e ka bërë këtë? Ky është Allahu i madhërishëm që ka thënë:
“. . . ju nuk mund ta ruani atë.” (El – Hixhr, 22)
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi