1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Udhëzime shëndetësore nga Kurani dhe suneti

Më të lexuarat

Suneti i të dashurit tonë, Muhamedit a.s. përmban udhëzime nga të gjitha aspektet e jetës…

Edhe shëndeti nuk është përjashtim. Nëpërmjet thënieve dhe veprave të tij, Muhamedi a.s. ka theksuar rëndësinë e shëndetit dhe na ka treguar mënyrat e ndryshme si ta mbajmë atë.

Maturia

Në Kuran, Allahu i Madhërishëm na paralajmëron që mos ta teprojmë dhe gjithmonë të jemi të matur në çdo gjë që bëjmë.
Në disa hadithe të tij, i Dërguari i Allahut s.a.v.s tregon se duhet t’i ikim ushqimit të tepërt. Gjithmonë duhet të hamë më pak.

Përdorni ilaçet kur jeni të sëmurë

Edhe pse është një ide e mirë që shërimin ta kërkojmë edhe nëpërmjet lutjeve dhe kthimin tek Allahu, nuk duhet ta lëmë anash rëndësinë e ilaçeve apo barnave. I Dërguari i Allahut na ka treguar se Allahu ka dhënë ilaçin për çdo sëmundje, andaj duhet të kërkojmë këshilla nga mjekët për atë se cili ilaç është më i miri për sëmundjen tonë. Gjëja e vetme për të cilën nuk ka ilaç është vdekja.

Uji për pije

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. saktë na e ka përshkruar si ta pimë ujin i cili duhet ta shuaj etjen dhe të na ndihmoj të jem i të shëndetshëm. Pini ujë duke qenë ulur dhe me tre gllënjka.
Uji që pihet me tre gllënjka ka përparësi të shumta për mëlçinë, fshikëzën dhe stomakun.

Ushtrimi fizik dhe sporti

Në këtë kohë, kur mënyra pasive e jetës na është bërë përditshmëri për shkak të teknologjisë që na rrethon, mësimet e Pejgamberit a.s. na tregojnë se aktivitetet fizike dhe sporti janë shumë të rëndësishme për jetën tonë.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë tek Allahu se besimtari i dobët, edhe pse të dy janë të mirë.” (Ibn Maxhe).

Aktiviteti fizik dhe sporti zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, holesterolit, trashjes dhe kështu me radhë. Gjithashtu na ndihmojnë të jemi më aktiv dhe na largojnë nga dembelizmi.

Përktheu: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit