Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ve selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë gruas dhe për shkak të mbrojtjes së saj e ka bërë obligim (uaxhib) që gruaja të udhëtojë me mahrem*. Transmeton Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos të udhëtojë gruaja përveçse duke e shoqëruar një mahrem.” Një njeri u ngrit dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, unë jam caktuar që të marr pjesë në filan luftë, kurse gruaja ime ka vendosur të shkoj në haxh.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Shko dhe bëje haxhin me gruan tënde.” (Buhariu: Fet’h el Bari 3006)
Ajo që tregon se gruaja e ka haram të udhëtojë pa mahrem është se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e urdhëroi këtë njeri që ta lërë xhihadin, edhe pse atij i ishte shkruar emri që të merrte pjesë në xhihad, edhe pse udhëtimi i gruas së tij ishte për të kryer një ibadet, që ishte haxhi, dhe nuk ishte udhëtim në haram apo ekskursion, megjithatë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e urdhëroi që ta shoqëronte gruan e tij për në haxh.
Dijetarët kanë vendosur 5 kushte që duhet t’i plotësojë mahremi:
1. të jetë mashkull
2. musliman
3. moshërritur (në moshë madhore)
4. i mençur dhe
5. ta ketë haram martesën me të përgjithmonë, si për shembull: babai, vëllai, xhaxhai, daja, vjehrri (babai i burrit), vëllai nga qumështi etj., dhe jo ta ketë të ndaluar martesën përkohësisht, si për shembull burri i motrës, burri i hallës, burri i tezes etj.).
Gjithashtu duhet cekur se mahremë nuk konsiderohen as këta persona: kunati (vëllai i burrit), djali i xhaxhait, djali i dajës, djali i tezes, djali i hallës. Këta persona nuk konsiderohen mahremë për shkak se lejohet martesa me ta dhe për këtë shkak nuk lejohet udhëtimi me ta.
Muhammed Salih el Munexhid
Përktheu: Eroll Nesimi
9.5.2008
*Mahrem është çdo mashkull moshërritur me të cilin gruaja e ka të ndaluar të martohet.
Udhëtimi i gruas pa mahrem (mashkull i moshës madhore me të cilin e ka të ndaluar të martohet përgjithmonë) | |
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Shumë njerëz lëshojnë pe duke i lejuar vajzat dhe gratë e tyre të udhëtojnë në ndonjë udhëtim pa mahrem. Më shumë pikëllohemi për disa gra dhe burra të cilët i përmbahen fesë, por janë të pakujdesshëm në këtë çështje. Disa vëllezër muslimanë udhëtojnë për punë në ndonjë shtet arab (apo shtete të tjera) dhe pasi kanë bërë nikah me ndonjë vajzë muslimane, ajo udhëton vetëm pa mahrem për t’u bashkuar me burrin e saj! Dhe po ashtu kur dëshiron të lindë, i duhet prapë të udhëtojë e vetme. La haule ue la kuvete ila bilah! Këta persona janë duke pasuar disa dijetarë duke mos pasur argument për këtë apo disa të tjerë janë duke pasuar epshet e tyre ose nga ndonjë arsye e tyre e devijuar.
Nuk ka dyshim se kjo çështje është shumë e rrezikshme. Gruaja është qendër e vëmendjes së epshit të meshkujve dhe është e dobët për ta mbrojtur veten e saj për shkak të dobësisë dhe mangësisë së saj dhe në këtë rast nuk ka xhelozi mahremi i saj për të. Po ashtu, udhëtimi pa mahrem do t’ia imponojë asaj të vetmohet me burra dhe të flasë me ta dhe ka mundësi që të anojë nga ajo dikush me zemër të prishur, i cili ka mundësi të ketë aftësi ta mashtrojë femrën apo ka mundësi që edhe ajo të goditet nga sëmundja e epshit ndaj dikujt tjetër. Edhe nëse të gjitha këtyre gjërave mund t’u shpëtojë gruaja, nuk do të ketë mundësi t’u shpëtojë thashethemeve nëse udhëton pa mahrem, i cili është përcjellës i saj.
Transmeton Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Mos të vetmohet një burrë me një grua vetëm nëse ajo është me mahrem dhe mos të udhëtojë një grua përveçse me mahrem.” Buhariu, Fet’h el Bari 3006 dhe Muslimi.
Dijetarët kanë vendosur pesë kushte që duhet t’i plotësojë mahremi:
1. të jetë mashkull
2. musliman
3. moshërritur (në moshë madhore)
4. i mençur dhe
5. ta ketë haram martesën me të përgjithmonë, si për shembull babai, vëllai, xhaxhai, daja, vjehrri (babai i burrit), vëllai nga qumështi etj., dhe jo ta ketë të ndaluar martesën përkohësisht, si për shembull burri i motrës, burri i hallës, burri i tezes etj.).
Përktheu: Eroll Nesimi
15.3.2009