3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Uashington, fushatë kundër pushtimit izraelit

Më të lexuarat

Një reklamë lëvizëse pritet të pushtojë Uashington DC, në kuadër të fushatës për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.

Reklama synon vizualizimin e ngjarjes, dhe i bën thirrje Shteteve të Bashkuara për të ndalur 30 miliadë dollarë ndihmë ushtarake për shtetin hebre.
Fushata vjen pasi lobi izraelito- amerikan po merr pjesë në një takim vjetor të politikës në kryeqytetin amerikan. Kjo kampanjë do të vazhdojë edhe për tre ditë, dhe po punohet për të nxjerrë në pah ndikimin shkatërrues të armëve amerikane për palestinezët.
“Në një kohë kur financimi i Izraelit është prerje e fondeve miliarda dollarëshe nga programet për të ndihmuar ata në nevojë, është groteske që Lobi Izraelit të lobojë për shuma gjithnjë e në rritje të ndihmës ushtarake për Izraelin, sidomos kur këto armë amerikane shkelin ligjet e SHBA-ve, ku abuzohet me të drejtat e njeriut”, deklaroi Josh Ruebner, Drejtor Kombëtar i Avokimit, në Fushatën Amerikane për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.
Reklama do të vendoset në platformat e metros të Uashington DC.
“Ne e shohim median vizuale si një mjet thelbësor në komunikim, për tu dalë në ndihmë grupeve të margjinalizuara, si dhe çështjeve sociale të drejtësisë. Ne shpresojmë se kjo fushatë do të nxisë taksapaguesit amerikanë të marrin në pyetje në mënyrë më aktive, ku po shkojnë paratë e tyre, aq më tepër tani që vende është duke kaluar në një periudhë kritike, “tha Ahmed Barclay, inicues i fushatës.
Është raportuar se lobi izeaelit po kërkon miratim për një sulm te mundshëm kundër Iranit./mzh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit