1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

U vërtetua edhe një herë se kush është “MJAFT-i nr.2”

Më të lexuarat

Nga Enrik Braho

Prej më shumë se 24 orësh, rrjeti ka shpërthyer në reagime ndaj dy gazetareve Bieta Sulo dhe Mira Kazhani, pas publikimit të skandalit se dy zonjushat nuk ishin specialiste vetëm të mikrofonit, por edhe të tubave hidraulike.

Zonjushave iu doli emri te borderotë e UKT-së. Ermira Kazhani punonjëse aktuale me pagë 83000 lekë, ndërsa Bieta Sulo punonjëse e 2018 me pagë 55000 lekë. Kjo e mirë dihet që iu vjen nga mbështetja e hapur që kanë për kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës. Dy gazetaret në fjalë nuk janë personazhe që dolën krejt papritur në skenë. Shqiptarët i njohin shumë mirë, qoftë ato dhe qoftë Erjon Veliajn, i cili është ndoshta kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e pluralizmit politik. Ky përbën vërtet një skandal kur kupton se ku shkojnë lekët e taksa-paguesve shqiptarë.

Por, ajo që nxori zbuluar kjo ngjarje është ajo që iu intereson më shumë shqiptarëve. E kam fjalën për ata që na shfaqen me fytyrë ëngjëlli, por në të vërtët janë vetë “djalli”. “Nisma Thurje”, ose ta citoj ashtu siç ajo e meriton “Nisma Ç’Thurje” nuk nguroi të shkruante disa rreshta në faqen e saj dhe për këtë ngjarje, por reagimi ishte gjysmak, për shkak se prekeshin interest e tyre.

                                     Besian Pesha, Endri Shabani, Pano Soko

Reagimi ishte vetëm për njërën prej gazetareve, pasi tek tjetra prekeshin intersat mediatike. I ardhuri nga Oksfordi për të shpëtuar Shqipërinë dhe shokët e tij, do iu ndërpriteshe një kanal TV për të dalë dhe për të mashtruar shqiptarët me fjalë të bukura. Kjo e vërtetoi edhe një herë se në interesat e “Nismës Ç’Thurje” nuk renditen të parat ato të shqiptarëve, por interest e tyre të ngushta. Kjo tregon se anëtarët e kësaj nisme, që nesër pretendon të kthehet në një forcë politike,  nuk ka asnjë ndryshim nga ata që kemi sot dhe ata që kishim dje. Këta janë ata që hiqen si liberal, por fshijnë komentet kritike, njësoj si politikanët që kemi sot në pushtet.

Ja pra, kjo është “Nisma Ç’Thurje”, njësoj si MJAFT-i i Veliajt të dikurshëm. Sot shfaqen me maskën e aktivistit të shoqërisë civile, që nesër të veshin kostumin e politikanit. Këta janë ata që kërkojnë drejtësi, por kryetari i kësaj nisme qëndron i fshehur si  miu mbrapa poçes, pasi të gjithë e dinë se është ‘hajdut me çizme’. Këta janë ata që mashtruan shqiptarët për të firmosur peticionin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pa ia u prezantuar më parë se çfarë sistemi kërkonin.

Po i rikujtoj edhe një herë, se kjo lojë që po luajnë, është luajtur më herët nga ata që sot i kemi në poste të larta politike. Shqiptarët e kanë pësuar njëher nga kjo lojë, sot janë më me eksperiencë dhe nuk do e pësojnë sërish. Të gjithë po e kuptojnë ca nga ca se kush është “MJAFT-i nr.2”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit