IPK ka suspendenduar komandantin e operacionit policor gjatë arrestimit të aktivistëve të PSD
Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar komandantin e operacionit policor gjatë arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate (PSD).
IPK ka treguar se ndaj komandantit të operacionit është iniciuar edhe procedura administrative për përgjegjësi komanduese.
Për lajmin ka komentuar edhe gazetarja Jeta Xharra. Ajo ka thënë se është mirë që ka suspendim e llogaridhënie për policët që sillen keq me protestues, përcjell Bota sot.
Sipas saj, vetëm duke diciplinuar ata, do të mësohen se si të sillen të gjithë zyrtarët publikë.