1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

U përurua xhamia e re në Batllavë

Më të lexuarat

Të premten më 27 korrik 2012, në Batllavë me një manifestim solemn në kohën e namazit të xhumasë u bë përurimi i xhamisë së re.

Në këtë manifestim përveç besimtarëve të Batllavës e rrethinës, qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e këshillit të BI së Podujevës si dhe të ftuar e mysafirë të tjerë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, pasi përshëndeti e përgëzoj të pranishmit, e posaçërisht xhamatinë e Batllavës tha, çdo punë që niset, donë sakrificë, donë vullnet, donë dëshirë e kurajo për t’i kryer me sukses. Më kujtohet si sot, dita kur këtu kemi vënë gurthemelin e kësaj xhamie, dhe ja sot në këtë ditë xhumaje, në muajin e madhëruar të Ramazanit po e përurojmë këtë xhami madhështore që u ndërtua më dëshirën, vullnetin dhe kontributin e besimtarëve të kësaj ane, e mu këtu qëndron madhështia e kësaj xhamie.
Më tutje Myftiu Tërnava foli për historikun e ndërtimit të xhamive, përse tha: “Tradita e ndërtimit të shtëpive të Allahut është e hershëm. Allahu xh.sh., i ka udhëzuar pejgamberët në vazhdimësi prej Ademit a.s. e deri te Muhamedi a.s. që të thërrasin njerëzimin të besojnë Allahun – Krijues të kësaj gjithësie. Dihet nga historia islame, Muhamedi a.s. kur bëri shpërnguljen nga Meka në Medinë iniciativën e parë që mori qe ndërtimi i xhamisë”.
Ndërsa duke folur për rolin e xhamisë në shoqëri, Myftiu Tërnava tha: “Xhamia është institucion që bashkon popullin, është institucion e që e ofron shoqërinë, e edukon dhe e fisnikëron atë.”
Kryetari i Këshilli të BI së Podujevës, Bekim Jashari, pasi përshëndeti e falënderoj të gjitha ata që kontribuuan për ndërtimin e xhamisë ndër të tjerat tha: “Shekulli i kaluar për shqiptarët do të mbahet mend si shekull i vuajtjeve dhe i robërisë. Mirëpo me gjithë sfidat, populli ynë ruajti dy vlerat të fuqishme, besimin dhe përkatësinë kombëtare. Bazuar në këto dy vlera ne ndërtojmë të ardhëm duke i kujtuar të parët tanë që për asnjë moment nuk iu nënshtruan pushtuesve. Ndërtimi i i kësaj xhami është shembulli më i mirë që tregon përkushtimin e këtij populli për fenë e atdheun”.
Imami i xhamisë Islam ef. Hasani duke iu drejtuar të pranishëmve tha se për Batllavën, përurimi i xhamisë është një ngjarje e rëndësishme, ne jemi tubuar sot në këtë ditë të rëndësishëm, në këtë muaj të madhërishëm ku do të bëjmë hapjen solemne të xhamisë sonë të re, të cilën po e përurojmë pas 8 vitesh, punë, përpjekjesh e përkrahjeje nga xhemati i Batllavës, rrethinës e si dhe me përkrahjen e njerëzve të devotshëm, dorëlirë e human.
Një falënderim të posaçëm, imami Islam Hasani i bëri Myftiu Tërnava për përkrahjen, ndihmën dhe kontributin e këtij të fundit për xhaminë e Batllavës..
Batllava ka pasur një xhami të ndërtuar me material të dobët, e cila prej kohësh nuk i ka plotësonte kushtet për kryerën e riteve fetare. Xhamia e re është ndërtuar me material të fortë dhe me objekte përcjellëse që do të jenë në funksion të aktiviteteve fetare për besimtarët e Batllavës./bislame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit