-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

U nisen për Shkup

Më të lexuarat

Ende pa u kryer autostrada Vërmicë-Merdar, Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e një autostrade të dytë.

Ministria e Infrastrukturës ka hapur tashmë procedurat e tenderimit për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Në fazën e parë tenderuese, atë të shprehjes se interesit, dhjetëra kompani private vendore dhe ndërkombëtare tashme veç kanë shprehur interesimin për ndërtimin e kësaj autostrade, që pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se shprehja e interesit do të jetë e hapur deri në javën e parë të muajit gusht dhe shpresohet që gjatë kësaj periudhe të ketë më tepër kompani të interesuara me renome ndërkombëtare, shkruan express.
Por, Nitaj nuk tregon ndonjë periudhë të saktë kohore se kur do të shpallet kompania fituese, por premton se kompani fituese do të shpallet ajo që plotëson kushtet, kriteret, parametrat dhe çmimin.

Ai ka shtuar se sipas kësaj dinamike të përcaktuar, planifikohet që në pjesën e parë, me krijimin e rrethanave dhe kushteve të motit, të fillojnë me punimet e para. “Shpresojmë të jetë kuarti i parë i vitit 2013”, bën të ditur Nitaj.
Ekspertë të ndërtimtarisë konsiderojnë se ndërtimi i infrastrukturës rrugore viteve të fundit ndikon në bashkëpunimin më të lehtë edhe në aspektin ekonomik me vendet e rajonit.
Megjithatë, Florim Graiçevci, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se autoritetet kompetente duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e kompanisë fituese, pasi nga ajo varet edhe cilësia e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, e quajtur Rruga 6.
Ndërkaq, sa i përket asaj se si do të financohet ndërtimi i kësaj autostrade dhe sa do të kushtojë, këshilltari Nitaj thotë se autoritetet kompetente vendore janë në kontakte të vazhdueshme me institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare që të gjejnë mënyra për financimin e autostradës së dytë në vend.
Ndryshe, projekti për realizimin e autostradës Prishtinë-Shkup është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash. Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.
Shpejtësia maksimale në autostradë, sipas projektit, do të jetë 120 kilometra në orë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit