Tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine duke sinjalizuar se kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri që do ta drejtojë Kishën Katolike pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.
Në të njëjtën kohë kanë rënë edhe kambanat në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Zgjedhja gjatë ditës së parë të plotë të votimit nga ana e 115 kardinalëve erdhi më shpejt sesa që është menduar.
Identiteti i papës së ri do të shpallet nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit brenda një ore, njofton Reuters. /Tg/kohaislame