Gjykata e Shkallës së Parë e Parisit e ka obliguar rrjetin e microblogging “Twitter” të japë informacionin që do të mundësojë identifikimin e autorëve të mesazheve antisemite.
Iniciativa gjyqësore u ndërmorr nga Bashkimi i Studentëve Hebraikë të Francës (UEJF). Kjo ndodhi pas dukjes së valës së mesazheve antisemite në tetor të vitit 2012.
Me kërkesë të studentëve “Twitter” gjithashtu do të duhet të zhvillojë mekanizmat e raportimit në polici të mesazheve të jashtëligjshme.