0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Turqit të frikësuar nga ‘islamizmi’ i Erdoganit

Më të lexuarat

Një deklaratë e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, që kishte të bënte me besimin fetar, shkaktoi polemika dhe lumë kritikash nga media dhe mbrojtësit e sekularizmit në Ankara.

 “Ka vetëm një besim për Turqinë”, deklaroi Erdogan. Kaq mjaftoi që ndaj tij të mbërrinin kritika të forta nga ushtria dhe opozita, dy zërat më të fortë të shtetit laik në Turqi.

“Kryeministri Erdogan po synon progresivisht të islamizojë shtetin turk”, akuzoi opozita vendase. Por ndjesa e Erdogan ka mbërritur menjëherë; “Ishte një gabim dhe kritikat janë të justifikuara”, deklaroi kryeministri turk, raporton TCH.

Partia politike e Erdoganit gëzon mbështetje të gjerë popullore dhe falë kësaj mbështetje kryeministri turk ndryshoi edhe Kushtetutën, duke vënë para drejtësisë civile gjeneralët që akuzohen për grusht shteti, që ndalohej para ndryshimeve.

Megjithatë, kur është fjalë për futjen e besimit fetar në strukturat shtetërore, pjesa dërrmuese e turqve janë kundër. Laiciteti i shtetit është një parim i vendosur që nga themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturk pas Luftës së Parë Botërore./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit