0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia vendos forca shtesë në kufirin me Sirinë

Më të lexuarat

Siç është konfirmuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, në rajonin në kufi me Sirinë, në afërsi të Gaziantep, janë dërguar gjithsej 32 tanke, disa dhjetëra automjete të blinduara me njësitë mbështetëse dhe ekuipazhe. 
 
Tanket dhe automjete të tjera të blinduara me ekuipazh janë vendosur në lagjen Elbejli, përgjatë kufirit me Sirinë. 
 
Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, ka pohuar në prononcimin e sotëm para gazetarëve në Ankara se vendosja e forcave shtesë në afërsi të kufirit sirian nuk do të thotë se Turqia hynë në luftë kundër dikujt, apo në anën e dikujt. 
 
Ai, duke komentuar pretendimet e mëparshme se “Turqia dërgon forcat në Siri”, tha se këto fjalë nuk kanë lidhje me të vërtetën, “kushdo që i flet.”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit