3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia, vendi lider në botë për rritjen ekonomike

Më të lexuarat

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur normën e një rritjeje me dy shifra ka vendosur një distancë me vendet e Bashkimit Evropian (BE), G20 dhe OECD. Ekonomia e Turqisë e cila është rritur katër herë më shumë se vendet e BE-së të cilat mesatarisht kanë një rritje me 2.5 për qind, ajo ka lënë prapa edhe Kinën dhe Indinë, që tërheqin vëmendjen me normat e tyre të rritje në G20, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të mbledhura nga AA, nga të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK), Zyra e Statistikave Evropiane (Eurostat) dhe OECD, bëhet e ditur se Turqia në tremujorin e tretë të këtij viti, periudha (korrik-shtator) e ka çuar në 11.1 për qind rritjen e saj ekonomike, duke rritur dy herë më shumë rritjen me 5.2 për qind të arritur në tremujorin e dytë të vitit. Për periudhën në fjalë me normat e rritjes Turqia është radhitur e para në mesin e vendeve të BE-së, G20 dhe OECD.

Vendet e Evropës në tremujorin e dytë të vitit kanë treguar një rritje me 2.1 për qind, në tremujorin e tretë 2.5 për qind, ku dhe në këtë mënyrë Turqia ka treguar një rritje 4 herë më shumë se mesatarja e Evropës.

Ndërkohë, theksohet se vendi që ka shënuar më shumë rritje në tremujorin e tretë të vitit në Evropë është Rumania, e cila për periudhën në fjalë ka arritur një rritje me 8.8 për qind. Ky vend ndiqet nga Malta me 7.2 për qind, Letonia me 5.8 për qind.

Ndërsa vendet kryesuese të ekonomisë së Evropës, Holanda këtë periudhë ka arritur një rritje me 3 për qind, Gjermania me 2.3 për qind, Britania me 2.1 për qind dhe Franca me 2 për qind.

Ndërkohë që Kina, një nga ekonomitë më të mëdha të botës në G20 ka arritur një rritje me 6.8 për qind, dhe India me 6.1 për qind. Turqia me normat e rritjes që ka arritur ka shënuar një distancë edhe me këto vende.

Sipas të dhënave të TÜİK dhe Eurostat, në tremujorin e tretë të këtij viti, normat e rritjes së BE-së dhe Turqisë janë si më poshtë:

Vendet 2017 normat e rritjes në tremujorin e tretë (për qind)
Turqia 11,1
Rumania 8,8*
Malta 7,2
Letonia 5,8
Polonia 5,1
Çekia 4,7
Sllovenia 4,5
Estonia 4,2
Hungaria 3,9
Bullgaria 3,8*
Qiproja Greke 3,8
Sllovakia 3,4
Kroacia 3,3
Austria 3,2
Lituania 3,1
Holanda 3*
Spanja 2,9*
Finlanda 2,8
Portugalia 2,5
Suedia 2,5
Gjermania 2,3
Britania 2,1
Franca 2,0
Belgjika 1,6
Italia 1,4
Greqia 1,3*
Danimarka 1,2
BE 19 2,3
BE 28 2,5
Irlanda
Luksemburgu
* të dhëna të përkohshme
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit