0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia u përgjigjet kritikave: Zgjedhjet u mbajtën nën gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Francë

Më të lexuarat

Ankaraja zyrtare ka reaguar ndaj kritikave të Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, në lidhje me vendimin për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe legjislative në Turqi.

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje mbi deklaratën për Turqinë të diplomatit jordanez, Al-Hussein.

“Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar sërish një deklaratë të njëanshme rreth Turqisë më 9 maj 2018. Deklarata vë në pyetje vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, që përfaqëson vullnetin sovran të kombit tonë, si dhe përfshin fraza të pafavorshme që imponojnë kushtet e qeverisjes për një shtet të pavarur. Ne s’e marrim seriozisht këtë deklaratë, e cila është bërë me motive tërësisht politike

Në Turqi, masat e gjendjes së jashtëzakonshme zbatohen vetëm kundër terroristëve dhe qarqeve të lidhura me terrorizmin. Nuk ka masa që kufizojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk përbën pengesë as për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Në fakt, Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut duhet të dijë se edhe në Francë zgjedhjet u mbajtën nën regjimin e posaçëm të gjendjes së jashtëzakonshme. Për më tepër, është konfirmuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare se zgjedhjet në Turqi, përfshi këtu edhe referendumin që u mbajt në prill 2017, janë mbajtur në mënyrë demokratike, të lirë, të drejtë dhe transparente.

Ne gjithashtu duam t’i rikujtojmë Komisarit të Lartë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një e drejtë ligjore e dhënë shteteve nga e drejta ndërkombëtare.

Vendi ynë do të vazhdojë bashkëpunimin e nevojshëm me organizatat ndërkombëtare për zgjedhjet e 24 qershorit në përputhje me angazhimet tona ndërkombëtare”, shkruhet në përgjigjen e zëdhënësit Aksoy.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit