3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Turqia tronditet nga një tjetër shpërthim afër stacionit të policisë

Më të lexuarat

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 30 janë plagosur pas një shpërthimi, i cili tronditi një nga lagjet kryesore të Dijarbakir, qytetit më te madh juglindor të vendit, në të cilin pjesa më e madhe që banojnë janë kryesisht kurdë.

Dhjetëra ambulanca dhe ekipe të ndihmës së shpejte u mblodhën menjëherë në vendngjarje. Më herët, policia turke për shkak të një hetimi për terrorizmin , kishte arrestuar 11 ligjvënës te grupimit pro-kurd të parlamentit, ndër të cilët edhe liderët e Partisë Demokratike Popullore, grupimi i dytë më i madh opozitar në vend.

Ndër të plagosurit, përveç civilëve janë edhe disa oficerë policie, kjo pasi bomba ishte vendosur në një makinë pranë stacionit të policisë në lagjen Baglar.

Ndërtesa më parë ishte përdorur si një shkollë për kadetët e policisë dhe ndodhej rreth 200 metra larg burgut me te madh te qytetit.

Partia e Punëtorëve të Armatosur të Kurdistanit prej tre dekadash zhvillon kryengritje në Turqinë juglindore, çka bëhet objekt i konfliktit të vazhdueshëm me qeverinë e Ankarasë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit