2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia teston me sukses raketën vendore me rreze të gjatë të veprimit

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) deklaroi se raketa e parë vendore me rreze të gjatë të veprimit e tipit “Bora”, është testuar me sukses në qytetin Sinop të Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) deklaroi se raketa e parë vendore me rreze të gjatë të veprimit e tipit “Bora”, është testuar me sukses në qytetin Sinop të Turqisë.

Në përgjigje të pyetjeve në interes të gazetarëve gjatë Panairit të 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes IDEF 2017 ku ekspozohen armët vendore dhe kombëtare, ministri Ëshëk tha: “Në qytetin Sinop të Turqisë, është bërë testimi i ri i raketës vendore “Bora” me rreze të veprimit 280km. Testimi ka qenë i suksesshëm dhe është kryer në Detin e Zi. Turqia tani është në gjendje për të prodhuar raketën e saj dhe jemi krenar për këtë”.

Raketa “Bora” e zhvilluar nga ana e kompanisë turke ROKETSAN është e diametrit 610mm, ndërkaq peshon 2500kg.

Testata e raketës peshon 450kg ndërkaq raporti i shmangies është 50m.

Sistemi zbaton me sukses taktikën “qëllo dhe ndrysho pozicionin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit