1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia teston me sukses motorin e parë hibrid për misionin hënor

Më të lexuarat

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë hibrid që do të përdoret në Misionin Hënor, tha ministri i Teknologjisë dhe Industrisë së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Mustafa Varank mori informacion në lidhje me sistemin në rrethin Şile të Stambollit.

Vendi planifikon të dërgojë anijen kozmike pa pilot për të bërë një ulje në Hënë në vitin 2023, në kuadër të Programit Kombëtar Hapësinor.

Varank tha për AA se ata bënë dy ndezje të suksesshme, atë të Sistemit të Raketës Sondë (SORS) dhe atë të motorit hibrid të planifikuar për t’u përdorur në misionin hënor.

Duke nënvizuar se koha e synuar në testim ishte 50 sekonda, Varank tha: “Kjo ndezje 50-sekondëshe ka përfunduar me sukses. Që nga sot, mund të themi se provat e para të motorit që mund të përdoret në misionin hënor janë bërë me sukses”.

Ai theksoi se një mostër e motorit raketor do të lançohet nga provinca veriore Sinop në maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit