4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia shtron sofra iftari për jetimët në 15 vende

Më të lexuarat

Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia do të shtrojë sofra vëllazërore me rastin e “15 Ramazanit – Ditës Botërore të Jetimëve”.

Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia do të shtrojë sofra vëllazërore me rastin e “15 Ramazanit – Ditës Botërore të Jetimëve” në 15 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën.

Sipas deklaratës nga Unioni, studentë universitarë nga e gjithë Turqia kanë tubuar ndihma në para në kuadër të fushatës “Sofra e Vëllazërisë” e cila ka filluar në muajin e Ramazanit në mbi 100 universitete në 70 provinca të Turqisë.

Me paratë e tubuara do të shtrohen sofra vëllazërore për jetimët, nën organizimin e Shoqatës për Ndihmë dhe Solidaritet “Iylik-Der”.

Sofrat e vëllazërisë do të shtrohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Niger, Jerusalem, Qipro dhe Erbil, ndërsa në to do të vihet theksi në vëllazëri, mirësi, mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët jetimë.

Vitin e kaluar, Unioni i Studentëve të Anadollit shtroi sofra vëllazërore për pesë mijë persona për jetimët në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit