Ministria e Thesarit dhe Financave e Turqisë zbuloi Planin e Veprimit të Reformës Ekonomike të vendit., raporton Anadolu Agency (AA).
Plani i veprimit përmban disa masa nën 10 tituj kryesorë, përfshirë financat publike, stabilitetin e çmimeve, sektorin financiar, deficitin aktual, punësimin, qeverisjen e korporatave, stimujt e investimeve, lehtësimin e tregtisë së brendshme, rivalitetin dhe mbikëqyrjen e tregut.
Plani i veprimit i ministrisë përfshin masa të hollësishme dhe një kalendar të zbatimit të tyre.
Të gjitha masat sipas planit do të zbatohen deri në mars të vitit 2023.
Më herët gjatë muajit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi detajet e paketës së re të reformës ekonomike.