2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia shpall 3 ditë zi kombëtare për dëshmorët palestinezë

Më të lexuarat

Pas mbledhjes javore të Këshillit të Ministrave Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) u prononcua për gazetarët.

“U vendos që të jemi në solidaritet me palestinezët dhe të shpallet zi për tre ditë me qëllim që të përkujtohen me respekt dëshmorët palestinezë”,- u shpreh Bekir Bozda.

Bozda sqaroi gjithashtu se në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) do të mbahet edhe një seancë e posaçme për Jerusalemin, ndërsa shtoi se janë thirrur për konsultime në Ankara ambasadorët në ShBA dhe Izrael.

Me cilësinë e presidentes së radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Turqia do të thërrasë të premten organizatën në një mbledhje të jashtëzakonshme,- u shpreh më tej Bekir Bozda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit