-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia shënon rritje të madhe në numrin e pasagjerëve ajrorë

Më të lexuarat

Numri i pasagjerëve që kanë kaluar nëpër aeroportet e Turqisë është rritur për 9.1 për qind në vit në tetë muajt e parë të vitit 2017

ANKARA (AA) – Numri i pasagjerëve që kanë kaluar nëpër aeroportet e Turqisë është rritur për 9.1 për qind në vit në tetë muajt e parë të vitit 2017, njoftoi të enjten Drejtoria e Përgjithshme e Aeroporteve Shtetërore në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas drejtorisë, që është autoriteti i aeroporteve të vendit, aeroportet turke u kanë shërbyer më shumë se 127 milionë pasagjerëve në mes të janarit dhe gushtit, krahasuar me 116.5 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i pasagjerëve ndërkombëtarë është rritur për 15.9 për qind, për të arritur në afro 55.5 milionë nga janari deri në gusht.

Në të njëjtën periudhë, trafiku i ngarkesave gjithashtu ka shënuar rritje prej 9.6 për qind nga viti i kaluar, duke arritur në mbi 2.2 milionë ton, përfshirë edhe mbifluturimet.

Shifrat treguan gjithashtu se Turqia u ka shërbyer pothuajse 1.3 milion avionëve në tetë muajt e parë të vitit, duke treguar një rritje prej 3.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përfshirë edhe mbifluturimet.

Aeroporti i Ataturk-ut në Stamboll mbetet aeroporti më i ngarkuar në Turqi. Ai pasohet nga aeroporti Sabiha Gokcen, qendra kryesore ajrore e Stambollit në anën aziatike dhe Aeroporti i Antalias, qytetin turistik të Mesdheut në Turqinë jugore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit