-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia, së shpejti qendër globale e telekomunikacionit

Më të lexuarat

Kompania “Turk Telekom International” është anëtarësuar me të drejta të plota në sistemin kabllor nëndetar “SEA-ME-WE-S”.
 
Sistemi kabllor në fjalë, ku do të përdoren teknologjitë më të reja dhe të përmirësueshme, do të jetë gati për shërbim në vitin 2016.
Ky sistem, kapaciteti i dizajnit të së cilit është përcaktuar të jetë 24 Tbit, do të lidhë me njëri-tjetrin 18 shtete që nga Azia Juglindore deri në Evropë, në një distancë mbi 20 mijë km.
Projekti do ta shndërrojë Turqinë në një qendër globale të rëndësishme për telekomunikacionin dhe të dhënat.
Sistemet kabllore nëndetare, që mundësojnë transferimin ndërkontinental më efikas të trafikut zanor dhe informativ në rritje të vazhdueshme, do t’i garantojnë Turqisë avantazhe strategjike në terma kohorë afatgjatë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit