1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia së shpejti lëshon në hapësirë satelitin e katërt

Më të lexuarat

Në kuadër të programit zyrtar në Japoni Kryeministri Erdoan vizitoi qendrën e prodhimit të satelitëve të kompanisë Mitsubishi në Tokio, ku janë prodhuar satelitët e komunikacionit TÜRKSAT 4A dhe TÜRKSAT 4B, ndërtimi i të cilëve ka filluar në vitin 2011.

Këtu Kryeministri Erdoan pasi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Kenichiro Yamanishi mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të satelitit TÜRKSAT 4A.

Në fjalën që mbajti në ceremoni Kryeministri Erdoan tha se ky projekt është një tregues konkret i suksesit që është shënuar në punimet e përbashkëta me Japoninë në fushën e hapësirë ajrore, aviacionit, shkencës dhe teknologjisë.

Transmetimet televizive dhe sinjalet satelitore sot mbërrijnë në të gjithë Evropën dhe në një pjesë të madhe të Azisë, u shpreh Erdoan, duke shtuar se me vënien në punë të satelitit TÜRKSAT 4A do të mbulohet me sinjal i gjithë kontinenti i Afrikës.

Sateliti i ri TÜRKSAT 4A nga Japonia do të transferohet për në bazën e lëshimit të satelitëve në Kazakistan dhe prej këtu në datën 15 shkurt 2014 do të dërgohet në hapësirë me raketë protoni. Kurse sateliti tjetër TÜRKSAT 4B pasi të kenë përfunduar proceset e nevojshme të testimit do të lëshohet në hapësirë në tremujorin e dytë të vitit 2014.

Kryeministri falënderoi të gjithë punëtorët dhe inxhinierët që kanë marrë pjesë në projekt.

Më pas Kryeministri Erdopan, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë TÜRKSAT Ëzkan Dallbaj (Özkan Dalbay) dhe Drejtori i Përgjithshëm i firmës japoneze Mitsubishi Kenichiro Yamanishi, nënshkruan në ceremoni pllakën simbolike.

Në kuadër të kontakteve zyrtare në Tokio Kryeministri Erdoan dje u prit në takim nga Perandori Akihito në Pallatin Perandorak.

Takimi u realizua pa praninë e mediave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit