Turqia reagoi ndaj zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert për pretendimet “Se nuk lejohet kthimi i popullit të Afrinit”.
Në deklaratën me shkrim Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy), shkroi: “Është vetë organizata terroriste PKK/YPG që pengon kthimin e popullit të rajonit në Afrin”.
Në deklaratë nënvizohet se operacioni i Forcave të Armatosura Turke, ‘Dega e Ullirit’, që ka si objektivë luftën kundër terrorit, zhvillohet pa dëmtuar civilët.
Ai tha se pretendimi se gjendja njerëzore në Afrin është burim i “shqetësimit të thellë” është plotësisht i pabazë.