0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia raporton 22.216 raste të reja me COVID-19

Më të lexuarat

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 22.216 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 981 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,03 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 30.178, me 117 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Gjithashtu, 19.494 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,8 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 36,55 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 201.215 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.644.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 13,48 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5,4 milionë dozat e dyta.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit