0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Turqia protestoi ashpër ndaj Mongolisë

Më të lexuarat

“Fushata e kohëve të fundit e organizuar nga FETO në Mongoli duhet të jetë një thirrje zgjimi për miqtë tanë mongolë”, deklaroi zëdhënësi i MPJ të Turqisë, Hami Aksoy.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në përgjigje të një pyetjeje për lajmet në lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO në Mongoli tha se “Kjo është një organizatë terroriste, e cila ka prani të madhe në Mongoli dhe që paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të saj”.

Duke vënë në dukje se me autoriteteve mongole vazhdimisht janë duke u përcjell shqetësimet serioze në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi Aksoy tha se pritshmëritë e drejta të Turqisë janë që anëtarët e FETO-s të japin llogari para drejtësisë, por përcaktimi i hapave që do të hidhen kundër kësaj organizate në këtë vend është në duart e qeverisë së Mongolisë.

Aksoy shtoi se për sa i përket masave të sigurisë së brendshme që do të merren Turqia nuk është një vend që ndërhynë në punët e brendshme të ndonjë vendi tjetër dhe vijoi me këto fjalë: “Jemi thellësisht të zemëruar që zhvillimet të premten në Mongoli u prezantuan si një operacion i rrëmbimit. Pretendime të tilla janë krejtësisht të pabazuara dhe për këtë arsye ne i hedhim poshtë ato”.

Ambasadori i Mongolisë në Ankara të premten u thirr në Ministrin e Jashtme të Turqisë dhe është njoftuar për këto fakte, ndërsa mënyra e trajtimit të rastit nga autoritetet mongole është protestuar fuqishëm.

“Fushata e kohëve të fundit e organizuar nga FETO në Mongoli duhet të jetë një thirrje zgjimi për miqtë tanë mongolë, duke demonstruar aftësinë e tyre për të shpikur gënjeshtrat dhe për të manipuluar dhe ndikuar në opinionin publik”, deklaroi Aksoy, duke shtuar se “Presim që autoritetet mongole të ndërmarrin hapat e nevojshëm kundër kësaj strukture terroriste dhe zgjatimeve të saj në Mongoli”.

Mediat mongole pretenduan se autoritetet e shërbimit informativ turk duan ta rrëmbejnë drejtorin e një shkolle turke në kryeqytetin Ulan-Bator, i cili u zbulua të jetë anëtarë i organizatës terroriste gyleniste FETO, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu i kishte mohuar me një gjuhë të prerë këto pretendime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit