8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Turqia prodhon motorin e parë kombëtar për avionin pa pilot ANKA

Më të lexuarat

Së bashku me zhvillimin e teknologjisë është duke u fuqizuar edhe Turqia e cila ka filluar të jetë ndër vendet e dëgjuara me punimet që po bën për prodhimin e avionëve ushtarakë.

Një lajm i ri në lidhje me industrinë e aeronautikës ka ardhur nga Eskishehiri.

Industria e Motorëve TUSAŞ ka prodhuar motorin e parë kombëtar për mjetin ajror turk pa pilot ANKA.

Prodhimi i motorit është realizuar në objektet e TEI-t me punimet e 30 inxhinierëve të cilat zgjatën për muaj me radhë.

Motorët kombëtarë do t’u japin fuqi avionëve turq pa pilot./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit