3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia prodhon dronet kombëtare, ShBA-ja dhe BE-ja përgjysmojnë çmimin

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbatonin embargo ndaj Turqisë për avion të telekomanduar, mirëpo pasi Turqia filloj ti prodhoj vetë, ShBA-ja edhe hoqi embargon edhe e uli çmimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbatonin embargo ndaj Turqisë për avion të telekomanduar, mirëpo pasi Turqia filloj ti prodhoj vetë, ShBA-ja edhe hoqi embargon edhe e uli çmimin e tyre.

Embargoja e filluar pasi Turqia deshi ti përdorë kamerat e marra nga ShBA-ja në avionët e saj të telekomanduar, u hoq me fillimin e prodhimit vendor të këtyre fluturakeve (droneve) nga ana e Turqisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa për një kohë të gjatë zbatojnë embargo të fshehtë ndaj Turqisë në armë dhe municion të përdorur në luftën kundër terrorit.

Avionët e telekomanduar dhe municioni inteligjent ishin në krye të produkteve ndaj të cilave zbatohej embargoja. Ndërkaq Turqia thyen embargon me prodhimet e saj vendore.

Embargoja e fundit që zbatohet ndaj Turqisë është ajo për kamerat që përdoren në avionët e telekomanduar.

Sistemi i kamerave i avionëve të telekomanduar dhe versionit të armatosur të tyre, të cilat janë pajisjet shumë të rëndësishme për luftën e Turqisë kundër terrorit, bliheshin nga jashtë. Pasi Turqia deshi ti përdorë këto kamera në avionë të saj të armatosur të telekomanduar ajo u përballë me embargo.

Pas vendimit për embargo, kompania vendore e industrisë së mbrojtjes ASELSAN filloi shpejtë me punime dhe arriti të zhvilloj sistemet vendore të këtyre kamerave. Ndërsa javën e kaluar u mënjanua edhe problemi në lidhje me pamjen. Pas përfundimit të prodhimit të kamerave nga ana e ASELSAN-it edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën embargon, madje edhe ulën çmimin e këtyre pajisjeve për 50%.

Tani Turqia është njëra prej 4-5 vendeve të radha në botë të cilat prodhojnë avionë të telekomanduar dhe versionin e tyre të armatosur.

Ndërkaq këta avion të prodhimit vendor mahnitin me veçoritë dhe aftësitë e tyre. Ata shënuan suksese të mëdha qysh prej operacionit të parë e këtej gjë që bëri që shumica e vendeve të hyjnë në radhë të pritjes për ti blerë ata.

Ditëve që lamë pas ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettn Canikli) deklaroi se gjatë vizitave jashtë shtetit, vendet që vizitohen shprehin dëshirën për të blerë këta avionë nga Turqia, ndërsa shtoi se këta avionë dhe armatimi që përdorin janë plotësisht prodhim vendor.

“Aktualisht nuk po arrijmë ti përmbushim kërkesat. Kjo na bën të ndjehemi krenar, na forcon dhe rrit reputacionin tonë. Posaçërisht në sektorin e mbrojtjes, sa më shumë prodhime zhvilloni, sa më shumë bëni prodhim vendor aq më të lartë keni reputacionin, aq të fortë jeni dhe aq jeni të respektuar”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit