-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia prodhon avionin e saj stërvitor

Më të lexuarat

Së shpejti fillon prodhimi në seri i gjeneratës së re avionit të fluturimeve stërvitore HÜRKUŞ-B.

Sot u nënshkrua edhe kontrata për prodhimin seri në lidhje me Projektin e Avionit Stërvitor të Gjeneratës së Re.

Ceremonia e nënshkrimit të Kontratës për Projektin e Gjenerata e Re e Avionit Stërvitor (HÜRKUŞ-B) u organizua në ambientet e kompanisë TÜSAŞ me pjesëmarrjen edhe të Nënsekretarit të Industrisë së Mbrojtjes, Murad Bajar.

Në kuadër të projektit HÜRKUŞ-B kompania TUSAŞ do të prodhojë 15 avionë stërvitor dhe në dallim nga gjenerata e mëparshme HÜRKUŞ-A pas përfundimit të procesit të prodhimit avionët do të kompletohen me kokpit digjital dhe pajisje moderne avionike që do të prodhohen e montohen nga kompania tjetër turke ASELSAN.

Avioni i parë do të jetë gati brenda 48 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të kontratës.

Përmes kontratës së fundit është rritur në 33 numri i kontraktorëve vendorë që do të marrin pjesë në projektin e TUSAŞ-it./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit