2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqia prodhon anijet zbarkuese më të shpejta

Më të lexuarat

Inxhinieria ushtarake turke ka mundur të ndërtojë, prototipe të anijeve zbarkuese, të cilat janë disa herë më të shpejta se ato që janë prodhuar deri më sot, duke arritur një shpejtësi deri në 18 milje. Siç dhe prononcohet kapiteni turk, anija “disponon sisteme të sofistikuara mbrojtjeje, me të cilat mund të diktoj dhe të përballoj gjithçka përbën rrezik për të. Nuk përjashtohen këtu, aeroplanët, helikopterët dhe anije të tjera. Që të jetë e pranueshme si e suksesshme, një anije zbarkuese duhet të ketë aftësi dhe rezultat që të zbarkojë në të njëjtën kohë një numër të madh ushtarësh, autoblindash, tankesh dhe municionesh. Një nga karakteristikat e këtyre anijeve të prodhuara në Turqi, është se veç peshës 1150 tonësh, mund të arrij shumë pranë në breg, gjë e vështirë kjo. Anija është e gjatë 300 m, mund të mbajë deri në 7 tanke dhe 270 marinsa. Madje mund të lundrojë në breg deri dhe me 1 m ujë thellësi. /shekulli/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit