27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

“Turqia përpjekje për marrëdhënie në nivelin më të lartë me vendet e Gjirit”

Më të lexuarat

Erdoğan: “Turqia me vendet e Gjirit, kryesisht Kuvajtin përpiqet të mbajë në nivelin më të lartë marrëdhëniet politike, tregtare, diplomatike, ushtarake dhe në fushat e tjera”

KUVAJT (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se “Ne dëshirojmë që në krye të vendeve mike dhe vëlla të ndodhen drejtues që i shërbejnë popullit. Për vendet që ne i vërejmë si pjesë të pandara të botës sonë të zemrës dëshirojmë që të vërejmë ndërtimin e tyre nga liderë mendjemprehtë dhe të drejtë dhe jo rrënimin e tyre nga mizorët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e nisjes së punimeve për terminalin e ri të aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit, ku ka qenë i pranishëm edhe emiri i Kuvajtit, Sabah Ahmed Cabir el Sabah.

Pasi ka vënë në dukje se do të kryejnë ceremoninë e nisjes së punimeve të projektit të cilin e ka marrë përsipër Limak Holding, një prej kompanive kryesore të Turqisë, Erdoğan ka shprehur besimin se ky projekt do të përbëjnë një shenjë të re në vëllazërinë dhe miqësinë turko-kuvajtiane dhe ka uruar ndër të tjera që ky të jetë në të mirën e rajonit dhe Kuvajtit.

“Sigurisht që arkitekti i këtij përparimi që Kuvajti ka treguar në çdo fushë është vëllai im i nderuar sheiku el Sabah. Në Siri e kemi vërejtur se në çfarë situate e kanë vendosur drejtuesit vendin e tyre të cilët kanë menduar vetëm për përfitimet e tyre duke i kthyer shpinën mirëqenies, lumturisë, kërkesave të popullit të tyre”, ka theksuar Erdoğan, duke vënë në dukje se sa herë që vizitojnë Kuvajtin vërejnë se vendi zhvillohet gjithnjë e më shumë.

“Kanalet e solidarizimit dhe bashkëpunimit duhet të mbahen hapur”

Duke vënë në dukje se Turqia me vendet e Gjirit, kryesisht Kuvajtin përpiqet të mbajë në nivelin më të lartë marrëdhëniet politike, tregtare, diplomatike, ushtarake dhe në fushat e tjera, Erdoğan ka vazhduar më tej:

“Duhet të mbajmë të hapur dhe duhet të zgjerojmë vazhdimisht kanalet e solidarizimit dhe bashkëpunimit për qetësinë dhe mirëqenien e rajoni tonë. Nëse nuk forcojmë marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe njerëzore nuk mund të arrijmë qëllimet tona. Padyshim që këtu jemi në një situatë për të vepruar mbi parimet e ndërsjella dhe mbështetëse. Nuk mund të ndërtojmë një bazë të gjerë dhe të fortë nëse mendojmë vetëm për përfitimet tona, dhe pa e arritur këtë nuk mund të vërejmë me siguri të ardhmen tonë. Me këtë qasje si Turqi me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit po përpiqemi që marrëdhëniet tona bashkë edhe me dimensionet e tjera ti forcojmë edhe në drejtimin e ekonomisë.”

Ndër të tjera Erdoğan ka shprehur kënaqësinë që vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë pranuar Turqinë si “një prej 5 vendeve më të rëndësishme” me të cilën do të kryhet bashkëpunim.

“Vëllimi tregtar dypalësh në vitin 2016 ka arritur në nivelin mbi 1,3 miliardë dollarë. Ndërsa vitin e kaluar numri i vëllezërve tanë kuvajtianë që kanë vizituar Turqinë ka kaluar 180 mijë. Po ndjekim me kënaqësi përpjekjet e biznesmenëve tanë për të zhvilluar dhe shtuar shumëllojshmërinë e marrëdhënieve tona në fushën e ekonomisë”, ka shtuar më tej presidenti i Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit