Sot në një ceremoni Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar iu ka dorëzuar autoriteteve të emergjencave civile shqiptare ndihmat e ardhur nga Agjencia e Emergjencave Civile të Turqisë (AFAD), e përbërë NGA rreth 1700 pako me ndihma ushqimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e dorëzimit e cila u organizua në ambientet e rezervave shtetërore në periferi të Tiranës merrte pjesë Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, Drejtori i Emergjencave Civile në Shqipëri, Shemsi Premçi, Përfaqësues të AFAD si dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë Şaban İşlek.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, Genci Gjonçaj e njohu nga afër Ambasadorin e Turqisë me gjendjen e zonave të përmbytura dhe sistemin e operimit të shpërndarjes së ndihmave.
Gjonçaj në një prononcim për Anadolu Agency (AA) falënderoi autoritetet turke për ndihmën e dhënë dhe ndërhyrjen në kohë ndaj situatës së krijuar.
Gjonçaj duke falënderuar të gjithë shtetet që kanë kontribuar në këtë emergjencë civile ka dhënë siguri mbi shpërndarjen e plotë dhe të shpejtë si dhe dërgimin në destinacionin e duhur të ndihmave të ardhura nga vende ndryshme dhe Turqia në veçanti.
Gjonçaj në vazhdim të fjalës së tij tha se “përfitoj nga rasti të falënderoj shtetin turk dhe TIKA-n që i gjenden pranë popullit shqiptarë në momente të vështira dhe inkurajoi TIKA-n të vazhdojë të qëndrojë dhe kontribuojë për Shqipërinë dhe shqiptarët pasi ne i jemi mirënjohës për praninë tyre. Jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin me të jo vetëm në emergjencat civile, por edhe në fushat e tjera”.
Pjesa jugore e Shqipërisë disa ditë më parë u përfshi nga përmbytjet, ku si pasojë u dëmtuan me dhjetëra banesa, biznese dhe u përfshinë nga ujërat mijëra hektarë tokë. Nga kjo situatë autoritetet shqiptare iu drejtuan për ndihmë disa shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare.