10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia ofron mbështetje për Policinë e Kosovës

Më të lexuarat

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, priti në takim zyrtar drejtorin e policisë së Republikës së Turqisë, Selami Altinok.

Në këtë takim, Maxhuni falënderoi Altinok për vizitën dhe e njoftoi për angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, të bazuara në planin zhvillimor strategjik të Policisë.

Drejtori Maxhuni njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ndërsa, drejtori i Turqisë Altinok vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore turke.

Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj, duke përfshirë edhe trajnimet e nevojshme në fusha të ndryshme për personelin policor.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të mëtejmë të PK-së, duke përfshirë edhe përkrahjen për inkuadrimin në Interpol dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë policorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit