2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia ofron 40,000 bursa për studentët nga Gaza

Më të lexuarat

Turqia ofron 40,000 bursa për studentët nga Gaza
 
Komiteti i Çështjeve Fetare të Turqisë po planifikon të ofrojë 40,000 bursa për studentët palestinezë që vijnë nga Rripi i Gazës për të studiuar në shkollat turke. Sipas gazetës Felesteen, komisioni është duke intervistuar studentë nga Gaza, në mënyrë që të përgatiten për udhëtimin e tyre për në Turqi.
 
Drejtori i komisionit, Selcuk Öztürk, tha se qëllimi është për të ndihmuar popullin e Gazës, i cili është nën rrethim. “Në bashkëpunim me ministrinë e arsimit, ne jemi duke intervistuar 40.000 studentë nga Gaza të cilët pritet të marrin bursa për të studiuar në Turqi.”
 
Öztürk tha se bursa do të mbulojë tarifat e studimit për një program katërvjeçar në shkollat e mesme, duke shtuar se studentët do të jenë në gjendje për të hyrë në universitetet turke, pas përfundimit të shkollës. Vitin e ardhshëm, do të ketë edhe 4.000 bursa tjera.
Fluturimet në dhe nga Turqia, si dhe shpenzimet e akomodimit do të mbulohen nga bursa.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit