Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit Erdoan është duke zhvilluar një vizitë në këtë rajon.
Turqia zgjat dorën e saj të ndihmës për egërsinë njerëzore në Arakan.
Në këtë rajon të Burmës është duke zhvilluar një vizitë Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit Erdoan.
Bashkëshortja e Kryeministrit, Emine Erdoan tha: “Është një barbarizëm shumë i madh, është një diçka shumë e dhimbshme që kjo është bërë në emër të fesë. E gjitha bota duhet ta kthejë vëmendjen këtu”.
Kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu tha: “Prioritare është të dërgojmë sa më shpejt ndihmat humanitare në rajon, dhe jo të shqyrtojmë se çfarë qëndron në prapaskenën e këtyre ngjarjeve dhe çfarë ka ndodhur konkretisht. Pasi nënvizohet nevoja për ilaçe dhe ushqime për shkak të mungesave të shumta”.
Vizita ka bërë që vëmendja të fokusohet në masakrën e Arakanit.
Kështu kanë gjetur përgjigje thirrjet për ndihmë të myslimanëve të Arakanit, të cilët përballen me një spastrim etnik.
Shuma e ndihmave në të holla që është grumbulluar në llogaritë bankare që janë hapur nga Departamenti i Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) afërsisht janë dyfishuar brenda një dite. Nga 684 mijë dollarë janë shtuar në 1 milionë e 226 mijë dollarë.
Gjatë vizitës në Burma Ministri i Punëve të Jashtme nuk harroi as varrezat e dëshmorëve turq që gjenden në këtë vend.
12 mijë ushtarë osmanë të kapur rob në Luftën e Parë Botërore ishin sjellë në Burmën e sotme, që në atë kohë ishte nën sundimin e Britanisë.
Letrat pa përgjigje të dëshmorëve e morën përgjigjen afërsisht pas 100 vjetëve.
“Ju përcjell përshëndetjet e popullit të shenjtë. Shpresojmë që kjo të kompensojë deri diku letrat tuaja që kanë mbetur pa përgjigje… Ta dini se nuk je pa zot, nuk jeni pa atdhe, flamuri i kuq është sjellë edhe një herë në këto toka për të mos u ulur më kurrë. Ju kemi sjellë me vete lajmin e mirë e të gëzuar, Kuranin e madhëruar dhe flamurin e kuq, për hir të të cilit ju dhatë jetën dhe i mbajtët përherë në gjirin tuaj”, u shpreh Davutollu.
Pas fjalimit Davutollu derdhi ujë mbi varret e dëshmorëve turq, por ai nuk harroi të interesohej dhe me fëmijët përreth.
Ahmet Davutollu dhe delegacioni që e shoqëron nga këtu do të kalojnë në rajonin Arakan dhe do të vizitojnë kampet e myslimanëve dhe budistëve.
Në kuadër të vizitës do të shpërndahen edhe ndihmat që ka dërguar Turqia.kohaislame