-Turqia në ndihmë të Shqipërisë për problemin e përmbytjeve
Turqia do të japë ndihmë teknike për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve që shkaktojnë dëme çdo vit në Shqipëri.
Një delegacion tekniki nivelit të lartë nga Ministria e Pyjeve dhe e Çështjeve Ujore të Republikës së Turqisë u prit me 20 prill nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Delegacioni turk, i shoqëruar nga ambasadori turk në Shqipëri, Ahmet M. Yörük, u takua edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe funksionarë të kësaj Ministrie.
Pas takimit ata shkuan në zonat ku kanë ndodhur përmbytjet.
Pas përmbytjeve në dhjetor 2017 dhe në mars 2018, Turqia dhuroi ndihma ushqimore dhe materiale te tjera të nevojshme.