Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Mehmet Cahit Turhan, ka bërë me dije se janë shumë pranë fundit të fazës së projektimit të satelitit Turksat 6A…
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Mehmet Cahit Turhan, ka bërë me dije se janë shumë pranë fundit të fazës së projektimit të satelitit Turksat 6A.
“Kemi nisur prodhimin e modeleve të satelitit për testet e zotësisë. Planifikojmë që projekti, i cili do ta rendisë vendin tonë në mesin e 10 shteteve prodhuese të satelitëve të komunikacionit, të përfundojë në 2020-n”, është shprehur ai.
Sipas ministrit Turhan, me dy satelitë që do të lëshohen në vitet 2020 dhe 2021, do të rritet jo vetëm zona e mbulimit, por edhe kapaciteti që do të ofrohet.