0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Turqia ndihmon popullin pakistanez në nevojë me 10 milionë dollarë

Më të lexuarat

Turqia do të ndihmojë me 10 milionë dollarë personat e shpërngulur nga Rajoni i Fiseve (FATA) në veriperëndim të Pakistanit dhe personat e ndikuar nga përmbytjet e përjetuara në vitin 2014.

Turqia do të ndihmojë me 10 milionë dollarë personat e shpërngulur nga Rajoni i Fiseve (FATA) në veriperëndim të Pakistanit dhe personat e ndikuar nga përmbytjet e përjetuara në vitin 2014.

Me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Turqisë në Islamabad, Sadëk Babyr Girgin (Sadık Babür Girgin) dhe Sekretarit të Zyrës së Çështjeve Ekonomike të Pakistanit, Tarik Mahmud, në kryeqytetin Islamabad, u nënshkrua marrëveshja e ndihmës 10 milionë dollarëshe.

Sipas kësaj Turqia do të japë 5 mijë dollarë për personat e shpërngulur për shkak të operacioneve të terrorit në rajonin FATA dhe 5 milionë dollarë për popullin e ndikuar nga përmbytjet e përjetuara në Pakistan në vitin 2014.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ambasada e Turqisë, shkruhet: “Dy vendet mike në çdo fushë kanë lidhje të forta historike. Pakistani dhe Turqia kanë qenë pranë njëra-tjetrës në kohë të vështira”.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se marrëveshja në fjalë tregon mbështetjen e fuqishme që i jep Turqia Pakistanit në luftën kundër terrorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit